U dyshuan se planifikuan atentatin ndaj Otit të Elbasanit/ Lihen në detyrim paraqitje Arben Spahiu dhe Arsen Preçi

U dyshuan se planifikuan atentatin ndaj Otit të Elbasanit/ Lihen në detyrim paraqitje Arben Spahiu dhe Arsen Preçi

18:40, 07/08/2023
A+ Aa A-

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranon kërkesën e SPAK-ut dhe ndryshoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Arben Spahiun e Arsen Preci në “detyrim paraqitje”. Të dy ishin të arrestuar si të dyshuar nga Prokuroria e Elbasanit për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “armëmbajtje pa leje” si dhe “fallsifikim dokumentash”, për rastin e gjetjes te ish-fabrika e konservimit në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Preçi u arrestua së bashku me Arben Spahiun, kunatin e Erjon Alibejt, që ndodhet pas hekurave si urdhërues i një sërë vrasjesh. Makina ‘BMW X6’ u gjet në lagjen ku banon Erion Alibej. Fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e tij, por hetimet sollën të tjera zhvillime.

Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit. Të dy kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco