VIDEO SYRI TV/ Sherri për një apartament, inxhinieri vritet pas sherrit

17:57, 07/08/2023
A+ Aa A-

Konflikti për pronën në Vlorë ka shkaktuar një viktimë. Ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti ku pas sherrit mes inxhinierit te ndërtimit Armando Meshau dhe të riut Rei Mete, ky i fundit e ka qëlluar me grusht 55-vjeçarin. Ky i fundit i ka thënë që nga toka që i ka dhënë nuk do të marrë apartament. 33-vjeçari e ka qëlluar me grushte por Meshahu ka përplasur kokën në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga SYRI TV

Sherri për një apartament ka qenë motivi që la të vdekur ne vend pasi u qëllua me grushte inxhinieri Armando Meshau.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti ne qytetin e Vlorës. Sipas burimeve nga policia mësohet se 55-vjeÇari ka qenë në një pikë interneti për te printuar dokumente dhe aty ka nisur një konflikti me Rei Meten.

Nga dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes mësohet se Në fillim sherri ka nisur me fjalë dhe më pas Armando Meshau e ka ofenduar autorin dhe i ka thënë që ‘nuk ka për të marrë apartamentin’. Sipas policisë Meta i ka dhënë inxhinierit të ndërtimit një tokë për të ndërtuar dhe nga aty kishin rënë dakord që kur të ndërtohej 33-vjeçari do të merrte apartament.

Teksa janë takuar te qendra e interneti sipas burimeve mësohet se Mete i kishte kërkuar që ti jepte apartamentin, kur Meshahu e kishte ofenduar duke i thënë që nuk do ia jepte.

Pas debateve autori ka qëlluar me grushte inxhinierin 55 vjecar dhe Meshau ka përplasur kokën në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Më pas autori është larguar dhe është kapur në një lokal në Lungomare dhe është shoqëruar për në ambientet e policisë së Vlorës.

Prokuroria e qytetit bregdetar po vijon hetimet për të klasifikuar veprën penale për të cilën do të akuzohet 33-vjeçari Mete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco