Trafiku i emigrantëve, prangoset një vajzë e një djalë që monitoronin rrugën

Trafiku i emigrantëve, prangoset një vajzë e një djalë që monitoronin rrugën

17:05, 07/08/2023
A+ Aa A-

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Abaz balliu, Artiola Koka, ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim Genc Murati.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard 69”, i zhvilluar më datë 23.07.2023.

Monitoronin rrugën përmes së cilës transportoheshin 8 emigrantë, për të shmangur patrullat e Policisë, identifikohen nga veprime të thelluara hetimore, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Ndërkohë, Policia vijon punën për kapjen 25-vjeçarit që drejtonte automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me ata të Sektorit të Policisë Rrugore, kanë vijuar hetimet e thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në një rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Për këtë rast të goditur nga Policia e Gjirokastrës, më datë 23.07.2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, u vunë në pranga shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në Krujë dhe A. K., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se të dy këta shtetas monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi G. M., 25 vjeç (i shpallur në kërkim gjatë operacionit) transportonte me një automjet tjetër, kundrejt shumës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së. Monitorimi i rrugës kryhej nga 2 të arrestuarit, për të shmangur prezencën e patrullave të Policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit G. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco