Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Si ndodhi tragjedia në Durrës ku vdiq pronari dhe u plagos fqinji? Ishin duke kryer punime në banesë, por i zuri poshtë tarraca

16:33, 07/08/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Qerret të Durrësit, në Katund i Ri.

Burime zyrtare konfirmojnë për BalkanËeb se dy persona, pronari i banesës dhe fqinji i tij, kanë qenë duke shembur tarracën e objektit të vjetër, dhe gjatë punimeve, një pjesë e saj është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Pas alarmit të dhënë nga familjarët, u njoftua policia dhe shërbimi zjarrfikës. Me ndërhyrjen e tyre, u bë e mundur ndalja e personave nga rrënojat, por njëri prej tyre, konkretisht pronari, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Qerret, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco