Del VIDEO e përplasjes me armë në lokalin në Prishtinë, momenti kur vritet 39-vjeçari

Del VIDEO e përplasjes me armë në lokalin në Prishtinë, momenti kur vritet 39-vjeçari

20:44, 06/08/2023
A+ Aa A-

Gazeta Blic ka siguruar videon nga momenti i fillimit të përleshjes dhe gjuajtjes me armë në Bon Vivant.

Pamjet janë tepër të rënda, prandaj nuk rekomandohen për personat nën 18 vjeç.

Kujtojmë se në orët e vona të së premtes Prishtina është tronditur nga vrasja e një personi dhe plagosja e disa të tjerëve në një lokal në qendër të kryeqytetit.

Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Të plagosur mbetën edhe gjashtë të tjerë, ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) kishte njoftuar se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore në Klinikën Emergjente.

Pamjet janë të ndjeshme dhe nuk rekomandohen për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco