Transportonin drogë me varkë, në pranga 26 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Transportonin drogë me varkë, në pranga 26 persona, mes tyre dhe shqiptarë

18:08, 06/08/2023
A+ Aa A-

Një operacion kundër trafikut të drogës ka çuar në arrestimin e të paktën 26 personave, mes të cilëve ishin spanjollë, shqiptarë dhe kolumbianë.

Shqiptarët theksohet se kishin kryesisht rolin e ‘kopshtarit’. Operacioni i quajtur “Lumebo”, i realizuar nga autoritetet spanjolle, çmoi rrjetin ndërkombëtar të drogës që operonte nga Galicia dhe lidhej me Amerikën  e Jugut.

Mediat e huaja shkruajnë se hetimi lidhur me këtë operacion ka nisur në tetor të 2021, ku u mor një informacion për një organizatë që po përgatiste dërgesë nga Amerika e Jugut në Spanjë.

Në atë kohë hetuesit identifikuan personat kryesorë që qëndronin në krye të organizatës dhe që kishin lidhje me investitorë, transportues dhe financues të trafikut të drogës në Amerikën e Jugut.

Trafikantët përdornin varka peshkimi për të transportuar lëndën narkotike, por në atë kohë ndërhyrja e autoriteteve nuk rezultoi plotësisht e suksesshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco