SYRI TV/ Lëvizte me dokumente false në Kosovë, arrestohet një nga pengmarrësit e Jani Prengës

15:20, 06/08/2023
A+ Aa A-

Në Kosovë është arrestuar Aldo Majnishta, i akuzuar për pengmarrjen e Jani Prengës. Prej kohësh 29 vjeçari ishte në vëzhgim pasi lëvizte në shtetin kosovar me dokumente false. Majnishta pritet tw ekstradohet drejt Shqipërisë. Sipas dosjes së SPAK marrja peng dhe zhdukja e Prengës ka qenë me urdhër tw Dritan Rexhepit pasi vëllai i tij kishte zhdukur një sasi lënde narkotike nga Ekuadori drejt Anglisë.

SYRI TV

Arrestohet në Kosovë një nga autorët e akuzuar për pengmarrjen dhe zhdukjen e Jani Prengës. Aldo Majnishta 29 vjeç është kapur nga policia në Kosovë teksa lëvizte në këtë shtet me dokumente të një personi tjeter.  Pasi është ndaluar nga policia ai ka paraqitur dokumentet false por mësohet e policia e Kosovës kishte informacione nga interpol Tirana se i riu nuk ishte personi që u paraqit me mjetin e identifikimit. Për këtë arsye kanë nisur verifikimet e hollësishme dhe ka rezultuar se ishte  Aldo Majnishta. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim si një prej pjesëtarëve të grupit kriminal në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.  Sipas informacioneve të shkëmbyera nga Interpol Tirana dhe Drejtoria per Bashkepunim Nderkombetar ne Fushen e Zbatimit te Ligjit, Kosovë, të siguruara nga strukturat e Policisë u bë i mundur identifikimi i tij. Mësohet se prej kohësh ai ishte mbajtur në vëzhgim deri në kapjen dhe dërgimin ne qelitë e paraburgimi të kosovës. Ndërkohë mësohet se do të nisin procedurat e ekstradimit drejt vendit tonë, ku dosja në ngarkim të tij do të niset nga ministria e drejtësisë drejt asaj të shtetit të Kosovës.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, armëmbajtje pa leje  si dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”. I riu akuzohet se është i përfshire në rrëmbimin e Jan Prengës. Sipas dosjes së SPAK mësohet se  ka qenë dhe Dritan Rexhepi, i shumëkërkuari i drejtesisë shqiptare i cili pak kohë më parë është lënë i lire nga qelia e burgut te Ekuadorit si dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e Jani Prengës. Kjo, pasi sipas tyre,  Astrit Prenga, vëllai i viktimës ka vjedhur një sasi kokaine në Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Britani. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike. Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer në Shqipëri, në datën 17.01.2020, nga Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Ende sot nuk dihet ku ndodhet trupi i pa jetë i Jani Prengës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco