SYRI TV/ Parcela me kanabis në repartin e Zall Herrit u identifikua nga Guardia di Finanza

15:16, 06/08/2023
A+ Aa A-

Dronët e Guardia di Finanza kanë bërë të mundur identifikimin e parcelës me kanabis ne repartin ushtarak të trupave Komando në Zall Herr të Tiranës. Ky fakt nuk u përmend nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha për gazetarët se operacioni u krye në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake. Ngjarja e një dite më parë ka përfshirë Forcat e Armatosura të Shqipërisë në një skandal të paprecedent për një ushtri të një vendi të NATO-s. Opozita e vendit kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Mbrojtjes, Niko Pelleshi.

SYRI TV

Identifikimi i bimëve narkotike të mbjella brenda repartit ushtarak të trupave Komando të Zall Herrit në Tiranë eshte bërë përmes dronëve të Guardia di Finanzas italiane. Sipas burimeve ka qënë pikërisht monitorimi nga ajri i agjentëve italianë të “Guardia di Finanza” që ka bërë të mundur identifikimin e parcelës me kanabis në zonën e Zall Herrit. Pamjet e marra me dron nga Guardia di Finanza i janë përcjellë Policisë së Shtetit e cila pasi ka verifikuar zonën dhe ka raportuar rastin tek Sherbimi Informativ i Ushtrisë ka kryer edhe operacionin. Fakti i zbulimit të parceles me kanabis nga ana e dronëve të Guardia di Finanza nuk është përmendur nga Ministri i Brendshem Taulant Balla i cili tha për gazetarët se operacioni u krye në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake.

Gjatë operacionit të koduar “Fokus”, ranë në pranga 3 punonjës të repartit ushtarak, e përkatësisht shtetasit: Gramoz Mullai, Shef Seksioni i Sigurisë;  Rustem Koçi, Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, me detyrë Specialist Sigurie.  Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë me detyra

Specialist Infrasktrukture; Zv/Komandant toge; magazinier; dhe Komandant Reparti. Ngjarja e nje dite me pare ka perfshire forcat e armatosura te shqiperise ne nje skandal te paprecedent per nje ushtri te nje vendi te NATO-s. Reparti Ushtarak i Zall Herrit, konsiderohej si një nga zonat më të sigurta në Republikën e Shqipërisë. Ajo shërbën si bazë për stërvitjen e frocave elitë të Ushtrisë Shqiptare siç janë Forcat Komando, si forcat më speciale të përgatitura për aksionet anti-terror, të sigurisë territoriale, ndihmave humanitare apo përgjigjeve ndaj ndërhyrjeve në zona të rriskut në botë kur kërkohet nga Aelanca EuroAtlantike.  Ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi largoi pergjegjsite pas ketij skandali te jashtezakonshem por resgimi I opozites politike te vendit ishte ishte mjaft I ashper.  Partia Demokratike deklaroi se ky skandal implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë ministrin Peleshi, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake, shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e rapartit të trupave speciale të Zall Herrit. Partia Demokratike e cilesoi ngjarjen skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit te mbroijtjes Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti kriminal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco