Nuk ngre dot spirancën, trageti bllokohet në port. Shtyhen udhëtimet për në Bari

Nuk ngre dot spirancën, trageti bllokohet në port. Shtyhen udhëtimet për në Bari

22:01, 05/08/2023
A+ Aa A-

Një defekt në sistemin e ulje-ngritjes së spirancës, ka bërë që një traget i linjës Bari Durrës të niset me 5 orë vonesë.

Burime portuale bëjnë të ditur, se “GNV Azzura”, pjesë e trageteve që nga e enjtja në të diel kryejnë lundrime vajtje-ardhje brenda ditës, e ka pasur të pamundur të ngrejë spirancën e për rrjedhojë ka qëndruar për disa orë në mes të akuariumit të portit.

Sipas informacioneve të siguruara nga terminali AFTO, kjo do të shkaktojë një efekt zinxhir, çka do të thotë se pritet të ketë vonesa dhe në nisje-mbërritjen e nesërme (dopio-korsë) nga shteti fqinj e anasjelltas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco