FOTO/ Aksident i trefishtë pranë Korçës, makina përfundon në kanal

FOTO/ Aksident i trefishtë pranë Korçës, makina përfundon në kanal

17:24, 05/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident i trefishtë është regjistruar në orët e pasdites së të shtunës në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë.

Një nga makinat ka dalë nga rruga pas përplasjes, teksa një tjetër ka përfunduar në barrierat mbrojtëse të rrugës, duke dëmtuar lehtë 3 drejtuesit e mjeteve.

Fatmirësisht pasi kanë marrë ndihmën e parë, drejtuesit e mjeteve kanë dalë nga spitali.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve dhe lagështia në rrugë, pasi momentalisht i gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco