SYRI TV/ Arrestohet një 41-vjeçar, i ndaluari vodhi një dyqan në Rrogozhinë

16:19, 05/08/2023
A+ Aa A-

Vihet në pranga një 41-vjeçar nga Elbasani, i cili vodhi para dhe vegla pune në një dyqan materialesh ndërtimi në Rrogozhinë. Në banesën e 41vjeçarit, policia sekuestroi lëndë narkotike, para dhe fishekë luftarakë

SYRI TV

Këto janë pamjet që tregojnë 41-vjeçarin Gjergji Sina, i cili vjedh materiale ndërtimi dhe 200 mijë lekë në një dyqan në Rrogozhinë.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, polici ka arritur të zbardhë identitetin e autorit, ndërsa blutë e Elbsanit kanë arrestuar 41-vjeçarin, banues në fshatin Papër të Elbsanit.

Po sikur të mos mjaftonte grabitja, pas hetimeve dhe kontrolleve të kryer në shtëpinë e 41-vjeçarit, policia ka gjetur edhe lëndë narkotike kanabis sativa. Konkretisht, sipas njoftimit zyrtar të policisë, në banesën e Gjergji Sinës, u gjetën 2.8 kg kanabis sativa, far atë kësaj bime, fishekë luftarakë dhe një shumë parash, të cilat dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Ndërkaq, mbi dyshimet për implikim në kultivimin e bimëve narkotike, u proceduan penalisht nga Policia e Elbasanit, vëllai dhe motra e 41-vjeçrit, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër, lidhje shoqërore e 41-vjeçarit, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike.

Për ngjarjen vijojnë hetimet nga organet hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco