SYRI TV/ Pronarët e Sharrës nuk e njohin njëri-tjetrin/ Dëshmia në SPAK: Nuk e dimë kush na ka regjistruar

13:07, 05/08/2023
A+ Aa A-

Dosja hetimore e SPAK hedh në dritë të tjera detaje për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranës. Biznesmenët e huaj, që në dokumentet zyrtare rezultojnë si pronarët e djegësit, në fakt  nuk e njohin njeri-tjetrin. Alberto Presezzi, Salvatore Ruselli, Thomas Hansman dhe Ernesto Granelli janë shprehur para organit të akuzës se nuk e njohin njeri-tjetrin dhe as personat që kanë pasur role drejtuese në shoqërinë offshore “Geogenix bv”. Ata janë shprehur se njohin veç Mertirit dhe Zoton dhe nuk e dinë kush i ka regjistruar si pronarë fundorë

SYRI TV

Sipas dokumenteve zyrtarë, rezultojnë të jenë pronarët fundorë të kompanisë mëmë nga Holanda “Geogenix bv”, e cila, nëpërmjet kompanisë bijë “Integrated Energy bv” ka fituar koncesionin 128 milionë euro të landfillit të Sharrës.

Por, Alberto Presezzi i “Bruno Presezzi spa”, Salvatore Ruselli i “Hydro srl”, Thomas Hansman nga “Paul Wurth” dhe Ernesto Granelli nga “Energy Recuperator”, deklarojnë se nuk e njohin njëri-tjetrin ose personat që kanë aktualisht apo kanë pasur role drejtuese dhe menaxhuese në shoqërinë offshore “Geogenix bv”.

Të paktën, në këtë mënyrë i janë përgjigjur pyetjeve që Prokuroria e Posaçme SPAK u ka drejtuar atyre nëpërmjet letër-porosive, në kuadër të hetimit për koncesionin e landfillit të mbetjeve të Sharrës, në Tiranë.

Përfaqësuesi i “Paul Wurth”, Hansman, deklaron se është shkëputur ng “Integrated Energy bv” që në dhjetor 2017, pra tre muaj pasi kompania fitoi kontratën koncesionare të Sharrës. Ai deklaron se nuk njeh emrat që kanë mbajtur postin e drejtorëve dhe menaxherëve të kompanisë në Holandë dhe nuk e di se si dokumentet e tij personale kanë përfunduar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues të kompanisë koncesionare në Shqipëri.   Alberto Presezzi i kompanisë italiane “Presezzi spa” thotë se bashkë me kompaninë zvicerane “Icare” zotërojnë maxhorancën e aksioneve të “Geogenix bv”. Por, këto aksione janë të fjetura dhe do të aktivizoheshin në rast se do të arrinin të gjenin financimin 100 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Deri më tani, ky financim nuk është gjetur dhe Presezzi dhe “Icare” vijojnë të jenë aksionerë të fjetur, pa fuqi ligjore. Ai deklaron se nuk e di kush janë drejtorët menaxhues të kompanisë “Geogenix bv”, nuk e njeh administratorin e Sharrës dhe nuk e di kush i merr vendimet dhe kush merr përfitimet prej saj.

Ruselli i “Hydros srl”, i cili sipas letrave në Shqipëri rezulton se zotëron 25 përqind të kompanisë mëmë, deklaron se ai vetëm 1 kuotë tek “Geogenix”, me vlerë të papërfillshme. Ai nuk e di se si gjenden të dhënat e tij personale në Regjistrin e Pronarëve Përfitues në Shqipëri, nuk njeh administratorin e Sharrës dhe as drejtorët e menaxherët e “Geogenix bv” në Holandë.

Ernesto Granelli i “Energy Recuperator”, i cili sipas letrave zotëronte 30 përqind të kompanisë “Integrated Energy bv” në momentin që kjo e fundit fitoi koncesionin për Sharrën, ka deklaruar për prokurorët shqiptarë se nuk ka idenë që kompania e tij ka fituar kontratën për impiantin e mbetjeve në Tiranë.  Gjithashtu, Granelli deklaron se nuk njeh asnjë prej drejtorëve apo menaxherëve të “Geogenix bv” në Holandë.

Megjithatë, të gjithë këta persona njohin të njëjtët emra- Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Giusepe Ciafaglione. Të gjithë personat që zotëronin “pronarë në letra” identifikojnë dyshen Mërtiri-Zoto se drejtuesin e koncesionit të Sharrës dhe se janë njohur me këta të fundit nëpërmjet italianit Ciafagflione. Në bazë të këtyre dëshmive dhe provave të tjera, SPAK ka krijuar bindjen se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët de fakto të koncesionit të Sharrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco