Prishtinë: I vrari ishte pjesëtar i FSK, shoqërohej nga i kërkuari i FBI-së

Prishtinë: I vrari ishte pjesëtar i FSK, shoqërohej nga i kërkuari i FBI-së

12:38, 05/08/2023
A+ Aa A-

Kastriot Ramadani, 39-vjeçar, ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Ramadani ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrëmë ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj.

Nikollaj momentalisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuari kryesor për përfshirjen në përleshjen në “Bon Vivant”.

Përpos nga Policia e Kosovës, ai prej vitesh është i kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirjen në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.

Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.

Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë në Nju Jork.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco