Kapen ‘mat’ duke transportuar emigrantë të paligjshëm, tre të arrestuar në Gjirokastër

Kapen ‘mat’ duke transportuar emigrantë të paligjshëm, tre të arrestuar në Gjirokastër

12:24, 05/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona të cilët u kapën ‘mat’ duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. L., 28 vjeç, G. M., 34 vjeç dhe B. P., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

DVKM Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit.

Transportonin në mënyrë të organizuar, me automjet dhe duke mbikëqyrur rrugën, 8 emigrantë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjetet, 5 celularë dhe një shumë parash (në euro dhe në lekë) e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, në mënyrë të organizuar, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacionin”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

A. L., 28 vjeç, G. M., 34 vjeç dhe B. P., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, teksa transportonte me automjet, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa 2 shtetasit e tjerë u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur patrullat e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 500 euro dhe 25000 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco