VIDEO/ Sherr mes kosovarëve në Shëngjin, dyshohet se i plagosuri ka marrë plagë në zemër

21:59, 03/08/2023
A+ Aa A-

Personi  nga Kosova që është plagosur mbrëmjen e sotme në Shëngjin është Selim Bllaca. Mësohet se shqiptari i Kosovës është konfliktuar me disa persona të tjerë po nga Kosova. Policia ka arritur që të identifikoj personin që e qëlloi me thikë dhe ta arrestojë atë.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes tyre në Kunë. Bllaca është qëlluar me thikë në zemër dhe për këtë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Bllaca është transportuar drejt spitalit të Tuarmës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar.

Njoftimi:

Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco