Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRAT/ Kultivuan bimë narkotike pranë banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir

EMRAT/ Kultivuan bimë narkotike pranë banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir

10:20, 28/07/2023
A+ Aa A-

Kultivuan bimë narkotike pranë banesës së tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Në Patos, gjatë operacionit antikanabis "Belinë 2023" u arrestuan shtetasit Artjan Grembi dhe Albjon Grembi.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 250 bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i plotë i policisë:

Patos, Fier/Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar "Belinë 2023".

Kultivuan bimë narkotike pranë banesës së tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Asgjësohen nëpërmjet djegies 250 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se në një banesë në fshatin Belinë kishte të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll dhe në një sipërfaqe toke pas banesës së shtetasit A. G., kanë gjetur të mbjella 250 bimë kanabis.  

Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të vprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 42 vjeç dhe A. G., 22 vjeç (babë e bir), banues  në Belinë, Patos, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco