Përleshje e përgjakshme, shqiptarët rrahin me shkop shqiptarin dhe e lënë të gjakosur

Përleshje e përgjakshme, shqiptarët rrahin me shkop shqiptarin dhe e lënë të gjakosur

10:14, 28/07/2023
A+ Aa A-

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në Mesaria të Santorinit , si pasojë e së cilës një 34-vjeçar shqiptar  ka përfunduar me plagë të rënda në spital.

Sipas informacioneve mediave greke, për një arsye ende të panjohur, katër shqiptarë bashkë me ta edhe një 23-vjeçar grek kanë sulmuar egërsisht 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë “lanë” të gjakosur në tokë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga EL.AS, rezultoi se dy prej autorëve e kanë goditur me shkop druri, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

34 vjeçari  u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ndërsa EL.AS. ka vijuar arrestimet e “protagonistëve” të episodit dhe po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve për të cilat ndodhi ngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco