Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zjarret në Fier përshkuan 220 ha pyje me pisha, nis verifikimi i dëmeve

Zjarret në Fier përshkuan 220 ha pyje me pisha, nis verifikimi i dëmeve

09:40, 28/07/2023
A+ Aa A-

Në Fier, pas fikjes së vatrave të zjarrit që kishin mbetur gjatë 24 orëve të fundit, forca zjarrfikësish dhe të ushtrisë kanë përshkruar për të parë nga afër dhe fikur çdo vatër zjarri që kish mbetur aktive e që për shkak edhe të erës që frynte mund të shkaktonte vatra të reja zjarri.

Shefi i zjarrfiksëve të  bashkisë së Fierit ka pohuar se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri në Peshtan, Kraps e Gjorgoz shkoi  në afro 220 hektarë pyje me pisha, dushqe por dhe ullishte, ndërsa sipërfaqja e djegur totalisht nga zjarri mendohet te jete diku tek 65 hektarë

Këto ditë mendohet që të ngrihet një grup verifikimi dëmesh qe do të jetë me përbërje nga ndërmarrja pyjore, njësite administrative, prefektura ku do të konstatohen e verifikohen demet e më pas do kryhet dëmshpërblimi, pohuan burime informacioni nga prefektura e qarkut Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco