Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik/ “Zezaku” i Korçës i kishte shpëtuar një atentati në 2020

Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik/ “Zezaku” i Korçës i kishte shpëtuar një atentati në 2020

18:59, 27/07/2023
A+ Aa A-

 

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen në Selanik, të  35-vjeçarit nga Korça, Erald Jonuzi, i njohur me nofkën “Zezaku”.

 Krahas precedentit të vitit 2009 në Shqipëri për “falsifikim të vulave, stampave ose të formularëve” dhe “kalim i paligjshëm të kufirit shtetëror”, si dhe përfshirjes së tij si dëshmitar në procesin ndaj Mjallaq Përgjikës të akuzuar për vrasjen e shokut të fëmijërisë së Jonuzit, Pëllumb Collaku, ai ka edhe precedentë në Greqi.

Kështu në vitin 2016 “zezaku” rezulton të jetë arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë” ndërkohë që në vitin 2020 ai rezulton t’i ketë shpëtuar një atentati me armë zjarri.

Policia greke po mbledh material nga kamerat e sigurisë për të mësuar itinerarin e lëvizjes së mjetit të vrasësve, ndërkohë që ka marrë në pyetje familjarë dhe komshinj të viktimës.

Jonuzi rezulton prind i një fëmije të mitur dhe policia po heton nëse vrasja ka lidhje me të shkuarën e tij.

Ai po kthehej në banesë rreth orës 00.50 në rrugën “Viziniou 4” kur u qëllua për vdekje me 5 plumba. Ai u transportuar drejt spitalit ku nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco