Përfshihet nga flakët fabrika e prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë

Përfshihet nga flakët fabrika e prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë

17:55, 27/07/2023
A+ Aa A-

Fabrika e prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë është përfshirë nga flakët.

Një shkëndijë elektrike ka provokuar flakë agresive në këtë kompani duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

 Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH se Libohovës, Gjirokastrës dhe Dropullit të cilët po luftojnë me flakët e zjarrit për t'i vënë nën kontroll. Nuk dihen arsyet e këtij zjarri.

Libohovë/Informacion paraprak 

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Sofratik-Libohovë, ka rënë zjarr në një fabrikë dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. 

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco