Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

FOTO/ Zbulohet identiteti i 'zezakut', shqiptarit që u ekzekutua në Greqi

FOTO/ Zbulohet identiteti i 'zezakut', shqiptarit që u ekzekutua në Greqi

10:17, 27/07/2023
A+ Aa A-

Mediat greke kanë zbuluar identitetin e 37-vjeçarit shqiptar, i cili u ekzekutua me 5 plumba në Greqi pak pas mesnatës së të mërkurës.

Viktima, Erald Jonuzi, sapo kishte dalë nga makina për të hyrë në pallatin ku banonte rrugën Vizyinou në Evosmos kur u qëllua për vdekje.

Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, ku njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ai ka pasur precedentë penalë në vitin 2009 për kalim te paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Ai është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut në vitin 2009, shokut të tij të fëmijërisë.

Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës të së mërkurës (27 korrik) kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi.

Pasi parkoi makinën, u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin atentatorët e tij.

Vrasësit kanë qëlluar disa herë drejt 37-vjeçarit dhe ambulanca është njoftuar nga një banor që ka dëgjuar të shtënat.

Ai është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë disa minuta më vonë. Dyshohet se ngjarja ndodhi për larje hesapesh mes bandave rivale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco