SYRI TV/ I dënuar në Spanjë për trafik heroine, Anton Gjinaj, ortak me qeverinë

SYRI TV/ I dënuar në Spanjë për trafik heroine, Anton Gjinaj, ortak me qeverinë

15:48, 26/07/2023
A+ Aa A-

Edhe pse i dënuar për trafik narkotikësh, Anton Gjinaj u favorizua si ortak i një shoqërie me kapital shtetëror, duke fituar mbi 700 mijë euro për shërbimet e ofruara ndaj kompanive të Klodian Zotos në landfillin e Fierit dhe të Tiranës. Gjinaj ortak i qeverisë, u shndërua në një nga investitorët e dhjetëra pallateve në Tiranë dhe infrastrukturës publike dhe pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014”. Pak ditë më pare, SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të tij.

SYRI TV

Anton Gjinaj ishte dënuar në vitin 2010 në Spanjë për trafik narkotikësh. Por dënimi me 8 vjet e 9 muaj burgim në mungesë nuk e pengoi që ai të shndërrohej në biznesmen të fuqishëm ndërtimi në Shqipëri.

E madje, të shndërrohej edhe ortak në një shoqëri me kapital shtetëror, si edhe të fitonte mbi 700 mijë euro për shërbimet e ofruara ndaj kompanive të Klodian Zotos në landfillin e Fierit dhe të Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kërkoi pak ditë më parë konfiskimin e pasurive Anton (Pashuk) Gjinaj, në kuadër të ligjit Antimafia.

SPAK kërkon ndër të tjera edhe konfiskimin e kalimin në pronësi të shtetit të dy kompanive kryesore të Anton Gjinaj, “Alesio 2014” dhe “XYZ-08”. Në vitin 2015, pra 5 vjet pasi Gjinaj ishte dënuar në mungesë në Spanjë, ai blen kuota në shoqërinë “Foralb Alabaster”, në cilën zotëron 25 përqind qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Kompania vijon të jetë ende active.

Ndërkohë, të dhënat e administratës Tatimore tregojnë se dy kompanitë ndërtuese të Anton Gjinaj kanë qenë ndër nënkontraktorët kryesorë të shoqërive koncesionare të plehrave në Fier dhe Tiranë.

“Alesio 2014” dhe “XYZ -8” kanë përfituar nga shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” dhe “Integrated Energy BV” e landfillit të Sharrës mbi 77 milionë lekë të reja ose rreth 700 mijë euro për punime të ndryshme.Kompanitë koncesionare të impianteve të mbeturinave janë krijuar të dyja nga Klodian Zoto, sipas dokumentave të siguruara së fundmi edhe nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco