FOTO/ Mosfunksionimi i drejtësisë/ Kolumbiania proteston nudo te Prokuroria e Tiranës

FOTO/ Mosfunksionimi i drejtësisë/ Kolumbiania proteston nudo te Prokuroria e Tiranës

14:23, 26/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë për Shqipërinë ka ndodhur sot në Prokurorinë e Tiranës. Një shtetase kolumbiane ka gjetur një mënyrë unike për të protestuar kundër mosfunksionimit të drejtësisë, e sorollatjes që asaj i bëjnë në dyert e Prokurorisë. Shtetases nga Kolumbia i është sekuestruar pasaporta nga ana e Policisë, dhe moskthimi i saj nga ana e Prokurorisë e ka detyruar që të zhvishet e të protestojë nudo para akuzës së Tiranës.

Burime nga prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije për Syri Tv se shtetasja nga Kolumbia  është në një proces gjyqësor pasi është kapur me posedim të 5 gramëve kokainë. Por për shkak të zvarritjes së gjyqit ajo është penalizuar dhe pasaporta nuk i kthehet nga ana e Prokurorisë. Për të protestuar për këto zvarritje, ajo ka zgjedhur të zhvishet para prokurorisë, e pas 5 minutave protestë është veshur dhe larguar sërish.

Image

 

 

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco