Vetëplagoset aksidentalisht me armë pa leje 24-vjeçarja, procedohet penalisht, arrestohet dhe pronari

Vetëplagoset aksidentalisht me armë pa leje 24-vjeçarja, procedohet penalisht, arrestohet dhe pronari

13:16, 26/07/2023
A+ Aa A-

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës njofton se një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Krujë, ku një 24 vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri.

Si rrjedhojë, policia ka arrestuar pronarin e armës dhe thotë se ka nisur procedim penal edhe ndaj vetë të resë, pasi arma ishte pa leje.

Po ashtu policia e Tiranës njofton dhe arrestimin e një shtetasi i cili në gjendje të dehur po drejtonte automjetin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe, të dy banues në fshatin Cudhi Zall.

Ditën e djeshme dyshohet se shtetasja L. Rr. është vetëplagosur aksidentalisht, në dorë, me një armë zjarri, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje, në banesë. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Kamzë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco