16 mjete lundruese të bllokuara nga Shëngjini në Kavajë, gjoba deri në 1 milion lekë

16 mjete lundruese të bllokuara nga Shëngjini në Kavajë, gjoba deri në 1 milion lekë

10:56, 26/07/2023
A+ Aa A-

16 mjete lundruese janë bllokuar nga kontrollet në vijën bregdetare nga Shëngjini në Kavajë.

Bëhet fjalë për 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe.

Shkeljet e bëra nga drejtuesit e këtyre mjeteve janë:

lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar,
tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord dhe
mungesë dokumentacioni.

Nga 100 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra ishin gjobat që u vendosën për drejtuesit.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Durrës, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës, ka bllokuar 16 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme.

-Në Shëngjin, Spille dhe në Durrës, janë bllokuar 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe. 2 nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masat 100 000 lekë të rinj dhe 10 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni; 3 drejtues u ndëshkuan me nga 100 000 lekë të rinj, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar; 7 drejtues u ndëshkuan me nga 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni në bord; 3 drejtues u ndëshkuan me nga 20 000 lekë të rinj dhe 1 drejtues u ndëshkua me 80 000 lekë të rinj, për disa shkelje të kryera njëkohësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco