SYRI TV/ Riaktivizohet vatra e plehrave në Vlorë gjatë orëve të natës

14:23, 25/07/2023
A+ Aa A-

Në fushën ku grumbullohen mbetjet në Vlorë, zjarri vijon të shkrumbojë plehrat prej 4 ditësh dhe njëkohësisht të lëshojë tym të zi. Pamjet tregojnë ende retë e tymit që kanë mbuluar zonën, ndërsa disa mjete po mundohen t’i mbulojnë me dhe për të lokalizuar flakët. Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për këtë zjarrvënie

Nga SYRI TV

Këto janë pamjet nga venddepozitimi i mbetjeve në Vlorë, ku edhe pse në ditën e katërt, ende vatra e zjarrit janë aktive, pasi janë riaktivizuar gjatë orëve të natës. Tymi i plehrave që digjen vijon të përbëjë rrezik, ndërsa po bëhen përpjekje për ta lokalizuar ku disa kamionë me dhera e rërë po i mbulojnë .

Prefekti Flamur Mamaj nuk e ka përjashtuar skenarin e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Prokuroria e këtij qyteti ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve, ku mësohet se hetuesit po kryejnë veprime në dy drejtime, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe ndotje të ambientit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco