Asgjësohen në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë 4165 bimë narkotike

Asgjësohen në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë 4165 bimë narkotike

10:53, 25/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit/Vijojnë paralelisht në të gjithë vendin, megaoperacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen në Shkodër, Mirditë dhe në Tropojë, në total 4165 bimë narkotike.

Në qarkun Shkodër, gjatë fazës së 9-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” u asgjësuan 3295 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në disa fshatra, në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë.

Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së 30-të të operacionit policor të koduar “Imazhi” u asgjësuan 513 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në një fshat në Mirditë.

Në qarkun Kukës, gjatë fazës së 5-të të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna” u asgjësuan 357 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në terren malor, në Lekbibaj, Tropojë. Procedohet penalisht përgjegjësi i shërbimit pyjor të kësaj zone, shtetasi Gj. P., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, duke përdorur edhe dronë, për kontrollin e zonave malore. Si rezultat i kontrolleve, në territoret e qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Kukës, janë gjetur dhe asgjësuar në total 4165 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco