Zjarret në Greqi| Ambasada shqiptare: Kush do ndihmë, të telefonojë këto numra

Zjarret në Greqi| Ambasada shqiptare: Kush do ndihmë, të telefonojë këto numra

08:38, 25/07/2023
A+ Aa A-

Ambasada shqiptare në Athinë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm nisur nga situata e zjarreve që prej ditësh ka përfshirë Greqinë.

Në njoftimin për mediat ambasada ka shpërndarë disa numra, që kushdo të ketë nevojë për ndihmë mund të telefonojë.

Njoftimi:

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile  [🇬🇷] , në numrat e telefonit

0030-213 1510903

0030-213 1510953;

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme  [🇬🇷]  që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco