Tap në 'BMW', shkakton aksident duke plagosur 1 person, arrestohet 38 vjeçari në Korçë

Tap në 'BMW', shkakton aksident duke plagosur 1 person, arrestohet 38 vjeçari në Korçë

14:29, 24/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Korçës ka rënë një 38 vjeçar pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident me një të plagosur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në lagjen nr. 6, Korçë, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar. Si pasojë e përplasjes është aksidentuar këmbësori I. D., 73 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 38-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte një 30-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco