Dy raste ngacmimi seksual në Tiranë e Durrës

Dy raste ngacmimi seksual në Tiranë e Durrës

12:53, 24/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit njoftuan këtë të hënë për dy raste të ndryshme të ngacmimit seksual. Protagonistë në të dyja rastet janë dy 27-vjeçarë. Në Tiranë, policia thotë se i arrestuari akuzohet se ngacmoi seksualisht në një lokal një vajzë 15-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. T., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në një lokal”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat. 

Ndërsa policia e Durrësit tha se i arrestuari ishte një 27-vjeçar nga Tirana, i cili u kap në flagrancë, në Manzë pasi dyshohet se ngacmoi dy vajza.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase”, tha policia e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco