Dhunë në familje, vjedhje, ngacmime seksual/ Arrestohen 3 persona në Durrës

Dhunë në familje, vjedhje, ngacmime seksual/ Arrestohen 3 persona në Durrës

12:40, 24/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Durrësit kanë rënë 3 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. 

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi B. P., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur sendet personale të disa shtetasve të huaj, në një hotel, në lagjen nr. 13, Durrës.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco