EMRI/ Shpërthimi i tritolit në Shkodër/ Pronar i banesës është biznesmen

EMRI/ Shpërthimi i tritolit në Shkodër/ Pronar i banesës është biznesmen

10:39, 24/07/2023
A+ Aa A-

Një sasi lënde plasëse është vendosur gjatë natës në portën e banesës së 52-vjeçarit Sokol Shpendi në Shkodër.

Nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 03:43 pati vetëm dëme në një cep të portës së jashtme të banesës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Tomë Kola’ në Shkodër, ndërsa policia njofton se po punon për të identifikuar dhe për të kapur autorin.

Sokol Shpendi rezulton edhe pronar i një hoteli po në Shkodër. Ende nuk dihen motivet e këtij shpërthimi.

Shtetasi Sokol Shpendi mësohet se në dëshminë e tij për policinë ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e ka të qartë se kush mund të jenë autorët që vendosën lëndën plasëse ndërsa ka kërkuar që të zbardhet e plotë kjo ngjarje. Këto raste me shpërthim eksplozivi janë shtuar vitet e fundit në qytetin e Shkodrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco