VIDEO/ Vazhdon masakra mjedisore në Vlorë, dëme kolosale për qytetin

09:24, 24/07/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët, ku tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin.

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se janë nisur 8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

Mbetjet urbane në Vlorë vijojnë të grumbullohen në të dalë të qytetit në një vendgrumbullim jashtë standardeve të menaxhimit, i cili prej kohësh është i tejmbushur dhe herë pas here shpërthen në zjarr.

Landfilli i Sherishtës ka mbetur i papërfunduar pas sekuestrimit të kompanisë ITS të Klodian Zotos. Landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së inceneratorëve në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco