Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar/ Arrestohen dy personat e dyshuar

Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar/ Arrestohen dy personat e dyshuar

09:16, 24/07/2023
A+ Aa A-

Policia italiane ka arritur të arrestojë dy personat që dyshohet se vranë një shqiptar në Padova një ditë më parë. Ata u ndaluan nga policia rrugore.

Ngjarja që tronditi Padovan ndodhi paraditen e djeshme.

Shqiptari 24-vjeçar humbi jetën në një pellg gjaku, i goditur mesa duket me thikë.

Dy bashkëkombas të tij, 26 dhe 28 vjeç, u plagosën dhe u dërguan në spital.

Pas ngjarjes, dy autorët u larguan me një Clio të kuqe. Të rinjtë dyshohet se u kishin bërë një pritë viktimave të tyre.

Pas sherrit të dhunshëm, një dëshmitar dëgjoi thirrje në një italishte të çalë: Jemi keq, ambualancë.

Ndërkohë një tjetër dëshmitar tha se autorët ishin ngjitur në katin e tretë të një shtëpie, kishin futur diçka në valixhe, kishin marrë çelësat e makinës dhe u arratisën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco