Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Tragjedia në Itali: Shqiptari mbytet në sy të gruas dhe fëmijëve

EMRI/ Tragjedia në Itali: Shqiptari mbytet në sy të gruas dhe fëmijëve

09:07, 24/07/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar 52-vjeçar humbi jetën në Itali të dielën pasdite, pasi ishte futur në lumë për t’u parë.

Mediat italiane raportojnë se Argon Gjyla humbi jetën në sy të gruas, fëmijëve dhe miqve, me të cilët kishte dalë për një piknik buzë lumit Oglio.

Pasi kishte ngrënë drekë, shqiptari ishte futur në ujë për t’u freskuar.

Por pasi kishte hyrë në ujë, ai nisi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u zhduk nën ujë. Disa persona u futën për ta ndihmuar dhe arritën ta nxjerrin në breg.

Një helikopter e dërgoi në spital, ku ai humbi jetën pak pasi mbërriti. Një hetim policor ka nisur për ngjarjen e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco