Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari

Vlorë, 8 mjete të ushtrisë dhe një helikopter për të shuar zjarret në fushën e mbetjeve

Vlorë, 8 mjete të ushtrisë dhe një helikopter për të shuar zjarret në fushën e mbetjeve

08:52, 24/07/2023
A+ Aa A-

Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse mbërritën mbrëmjen e djeshme në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

Deri më tani situata është vendosur disi nën kontroll dhe pse një vatër zjarri vazhdon të jetë aktive.

Qytetarët e Vlorës janë zgjuar me aromën e keqe të mbeturinave dhe tymin e zi që ka pushtuar qiellin.

Pritet të vijë dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, pasi është kërkuar nga bashkia e Vlorës për të ndërhyrë nga ajri, sepse terreni është i vështirë  dhe ka një rindezje të vatrave të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco