FOTO/ Aksident fatal në aksin Lezhë- Shkodër: Dy të vdekur, një i plagosur

FOTO/ Aksident fatal në aksin Lezhë- Shkodër: Dy të vdekur, një i plagosur

07:18, 24/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër me dy të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 5: 10 minuta.

Burimet bëjnë me dije se  nje automjet Fiat ka goditur nga pas një  zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Paraprakisht, shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco