Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

15:25, 23/07/2023
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar dy operacione kundër veprimtarisë kriminale të dhënies të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 25 vjeç, banues në Krujë.

Ndërsa gjatë operacionit policor të koduar “Road Guard 70” u arrestua në flagrancë I. B., 17 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI:

DVP Gjirokastër/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë njërit nga operacionet u vu në pranga një shtetas që transportonte me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 8 shtetas nga vendet e treta, ndërsa gjatë operacionit tjetër u shpall në kërkim një 25-vjeçar që transportonte 8 shtetas të tjerë nga vendet e treta dhe braktisi automjetin sapo vuri re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë. Policia ka sekuestruar 2 automjetet me të cilat këta shtetas transportonin kundrejt pagesave, emigrantët që synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me DRKM Gjirokastër, kanë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit, operacionet policore të koduara “Road Guard 69” dhe “Road Guard 70”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

-Gjatë operacionit “Road Guard 69”, në aksin nacional “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin me të cilin po transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 25 vjeç, banues në Krujë. Vijon puna për kapjen e tij.

– Gjatë operacionit policor të koduar “Road Guard 70” u arrestua në flagrancë I. B., 17 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po  transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Materialet për të dyja rastet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco