Punëtori turk vdiq në kamion, policia arreston shoferin në Skrapar

Punëtori turk vdiq në kamion, policia arreston shoferin në Skrapar

09:22, 23/07/2023
A+ Aa A-

Është vënë në pranga shoferi i kamionit ku humbi jetën një punëtor turk.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një kantier të nxjerrjes së pllakave në Skrapar, ku ka humbur jetën turku  Osman Akçay, 60 vjeç, i cili ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

Njoftimi i Policisë së Skraparit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco