Ky është viktima e vrasjes në Lezhë, i kishte shpëtuar edhe një atentati

Ky është viktima e vrasjes në Lezhë, i kishte shpëtuar edhe një atentati

20:21, 19/07/2023
A+ Aa A-

Ky është Nikolin (Marku) Lekstakaj që u ekzekutua pasditen e sotme në Balldre të Lezhës. Lekstakaj kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindje.

Ai u qëllua ditën e sotme rreth 300 metra larg nga banesa e tij, teksa kishte blerë një pije freskuese dhe po dilte nga marketi.

Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1997 dhe që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset.

Biznesmeni Nikulaj ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin nga vrasës me pagesë, të gjithë të arrestuar, teksa dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhiaj (Lekstakaj). Sot u vra një tjetër pjesëtar i fisit Lekstakaj, duke dëshmuar se saga e hakmarrjes vijon për mbi dy dekada.

Mësohet se viktima bënte lëvizje të kufizuara prej kohësh, por sidomos pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti.

Ka raportime se viktima i kishte shpëtuar një atentati edhe në vitin 2012. Mësohet se një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij BMW X5 dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por Lekstakaj nuk u lëndua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco