‘Saga e vrasjeve mes dy fiseve për 10 mijë lekë’/ Si u ekzekutua si sot 3 muaj më parë, biznesmeni Nikulaj

19:48, 19/07/2023
A+ Aa A-

Sot Lezha është tronditur nga një ekzekutim ku mbeti i vrarë shtetasi Nikolin Marku Lestakaj.

Ngjarja e rëndë në Lëzhë dyshohet se është pasojë e sagës mes dy familjeve Lestakaj dhe Nikulaj ku deri tani ka prodhuar disa viktima.

Kujtojmë se vrasja e sotme është pasojë e hakmarrjes pas ekzekutimit të biznesmenit, Nikulaj në biznesin e tij në Shëngjin nga disa autorë me nënshtetësi të huaj.

Si pasojë e gjakmarrjes mes këtyre dy familjeve me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë, kanë mbetur të vrarë në total 6 persona, ku fiks tre muaj më parë është vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj ndërsa sot persona të pa identifikuar kanë ekzekutuar, Nikolin Marku Lestakaj.

Porositësi i vrasjes së Nikulaj ishte Edmond Haxhia i cili është djali i dajës së Elton Lekstakajt.  Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco