VIDEO/ Shpëtohen 5 persona tek ‘Rana e hedhun’, nuk po ktheheshin dot në breg

17:38, 19/07/2023
A+ Aa A-

Pesë persona janë shpëtuar mrekullisht në plazhin e Shëngjinit pasi rrezikuan të mbyteshin

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkojnë në ndihmë 5 personave (mes tyre edhe të mitur) që kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese kajakë dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, pasi kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e tyre dhe ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë që po frynte.

Policia  Kufitare e Shëngjinit është njoftuar se 5 persona që po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, në plazhin e Shëngjinit, në zonën e ‘Rana e Hedhun’, për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues.

Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata, me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco