E rëndë në Tiranë, i mituri gjendet i pajetë brenda makinës në garazhin e banesës

E rëndë në Tiranë, i mituri gjendet i pajetë brenda makinës në garazhin e banesës

16:24, 19/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pak minuta më parë. Sipas njoftimit të policisë ka humbur jetën një fëmijë i  moshës 13 vjeçare.

Nga dyshimet e para i mituri ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit.    

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku ka humbur jetën një 13-vjeçar.

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco