FOTO-VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti me 5 viktima shqiptare/ Makina u përplas me kamionin

20:31, 18/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të marte në Greqi, me pasojë humbjen e 5 jetëve, dyshohet shqiptarë.

Sipas të dhënave të deritanishme të Protothema, një makinë me targa shqiptare, në të cilën ndodheshin të 5 viktimat, u përplas kokë më kokë me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi pranë qytetit verior të Edessa, në kilometrin e 87-të autostradës Florina-Selanik.

Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta. Megjithatë, dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.

Të gjithë personat që ndodheshin në mjet gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. I plagosur nga përplasja mbeti edhe shoferi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.

Image

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco