Hiqen dhjetëra çadra plazhi në Himarë, tre të proceduar

17:51, 18/07/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë proceduar penalisht pasi kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme në Himarë.

Sakaq, janë sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në Borsh dhe në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë.

Ata shfrytëzonin këto hapësira dhe paratë e përfituara nuk i deklaronin duke shkelur rregullat e vendosura.

Njoftimi:

Himarë/Vijon operacioni policor i koduar "Plazh i lirë", i nisur gjatë fundjavës, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.  

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, faza e dytë e këtij operacioni. 

Gjatë kësaj faze janë sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në Borsh dhe në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë.   

Procedohen 3 penalisht shtetas që kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar operacionin e nisur gjatë fundjavës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të zënies së hapësirave publike me vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në mënyrë të paligjshme.  

Si rezultat i fazës së dytë të operacionit policor të koduar "Plazh i lirë", janë evidentuar 3 raste të kësaj paligjshmërie, 1 rast në Borsh dhe 2 raste në vendin e quajtur Maraç”, Himarë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., banues në Himarë dhe E. T., banues në Tiranë, pasi duke vendosur në mënyrë të paligjshme 20 çadra dhe 30 shezlongë, në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë;

-A. Z., 52 vjeç banues në Borsh, Himarë, pasi kishte vendosur në  mënyrë të paligjshme 18 çadra dhe 36 shezlongë, në plazhin e Borshit. 

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”. 

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco