SYRI TV/ I nxehti, fluks me pacientë në spitalin Korçë. Bejko: Numër i madh i moshës së tretë

16:18, 18/07/2023
A+ Aa A-

Fluks në urgjencën e Spitalit te Korçës ka shkaktuar rritja e temperaturave. Sipas shefes së shërbimit të urgjencës Vlefta Bejko, mosha e tretë është ajo që ka nevojë më shume për përkujdesje, dhe për këtë i bën apel të moshuarve të evitojnë daljet.

SYRI TV

Rritja e temperaturave ka rritur edhe fluksin e pacientëve ne spitalin e Korçës. Mosha e tertë është ajo që është paraqitur ne spitalin juglindor në disa raste edhe në gjendje të rëndë me probleme kardiake.

Vlefta Bejko, Shefja e shërbimit të urgjencës shprehet se disa raste janë dërguar edhe ne spitalin e Tiranës, teksa pacientet vijnë në urgjence me gjendje febrile dhe gastroenterite

Mjekja ka edhe disa këshilla për të moshuarit dhe ne vecnati për të sëmuret kronikë, pasi në ditët në vijim pritet që të ketë edhe rritje më shumë të temperaturave.

Raste te shtuara gjate ketyre diteve ka pasur edhe ne repartin e pediatrise se ketij spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco