VIDEO-SYRI TV/ Mungesa e ujit, banorët e Kombinatit në protestë

14:25, 18/07/2023
A+ Aa A-

Mungesa e ujit ka nxjerrë në protestë banorët e Kodër Xhafës në Kombinat. Prej 5 ditësh mbi 30 familje vuajnë mungesën e ujit, ndërsa shprehen se kjo situatë përsëritet çdo vit dhe mbeten pa ujë të gjithë muajt e verës. Nga ana e përgjegjesve të UKT u është thënë se situata do të rregullohet një ditë më pas, por banorët paralajmërojnë protesta më të mëdha nëse nuk merren masa.

SYRI TV

Banorët e Kodër Xhafës në rrugën Kroi i Banës në zonën e Kombinatit, kanë dalë këtë të martë në protestë para UKT-së, për shkak të mungesës së furnizimit me ujë. Prej 5 ditësh, nën temperaturat përvëluese të korrikut, mbi 30 familje nuk kanë pasur ujë në asnjë moment të ditës, ndërsa kjo situatë sipas banorëve përsëritet çdo vit në stinën e verës.

Në të tilla kushte banorët detyrohen ta blejnë ujin, gjë që ua vështirëson gjendjen ekonomike.

Një përfaqësi e banorëve kanë pasur komunikim me përfaqësues të UKT, ku u është bërë me dije se do të merren masat një ditë më pas. Por në mosbesim të plotë përballë kësaj situate të përsëritur prej vitesh, banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat nëse gjendja nuk ndryshon, deri në normalizimin e situatës.

Gaz: F. Çela, Op: A. Jahelezi, Mont: A. Radani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco