VIDEO/ Banorët e Kombinatit protestë për ujin para UKT-së: Do mbedhim fëmijët me bidona...

12:44, 18/07/2023
A+ Aa A-

Banorët e Kodër Xhafaj në Kombinat janë ngritur në protestë kundër UKT-së pasi në këto ditë ekstreme të nxehta nuk kanë ujë për tu larë, se për të pirë nuk diskutohet pasi nuk është i pijshëm.

Sipas banorëve, ky problem ka prej 10 vitesh në këtë zonë dhe akoma nuk kanë marrë një zgjidhje edhe pse i premtohet vit për vit nga administrata e bashkisë.

Para kamerës së SYRI-t, banorët kanë denoncuar drejtorin e UKT-së se është në dijeni të problemit dhe nuk i ka dhënë zgjidhje, por vetëm i premton se do ta rregullojë.

Intervista: 

Banori: Problemi është shumë shqetësues. Na përcjellin, lër numrin thotë inxhinieri. Kjo situatë është vitë për vitë.

Pyetje: E bleni ujin?

Banori: Po e blejmë ujin me bot, shumë e vështirë është. Po blejmë ujë për të pirë dhe plus për të larë tani, a mbahet një familje pa...

Pyetje: Çfarë do bëni tani në vazhdim?

Banori: Protestë çfarë do bëjmë, do mbledhim fëmijët me bidona, do rrimë këtu çfarë do bëjmë, nuk do marrim dyfekët.

Banori tjetër: Jam dakord me parafolësin. Jemi mbi 25 familje që prej 10 vitesh që kemi këtë problem gjatë verë. Unë jetoj 11 vetë në familje. Pa uj pa kanalizime të ujërave të zeza, rruga cop-cop bashkisë ja paguajmë komplet taksën, ujin s’na e bjen si me ja bo nuk e dimë. Këta thonë fjalë të mira por të shohim deri nesër. Për një ditë ujë, ne nuk e duam ujin 24 orë por të mbushim 10 kuintal uj se nuk ka shance ti mbushim gjitë verën.

Pyetje: Ju kanë thënë çdo vit se do ju japin zgjidhje?

Banori: Na kanë thënë çdo vit se do e rregullojmë këtë punë dhe kjo punë ka ardhur deri këtu. Çdo verë kësaj muzike i biem.

Pyejte: Ju e blini ujin për tu larë dhe për të pirë?

Banori: Po po për të pirë e blejmë se nuk pihet uji është uji i keq dhe atë për të larë me e vlue.

Pyetje: Inspektorët e UKT-së kanë dijeni për problemin tuaj më përpara?

Banori: Po po kanë qënë dhe e kanë parë. Biles ai drejtori na ka thënë se do ta bëjë dhe jashtë rrugës për familjet tona, se vjen tubacioni poshtë uji gjithmonë ikën poshtë nuk ikën lartë. Ne shyqyr që kemi një malore të vogël dhe na kthen pak uji poshtë se për ndryshe jemi pa pikë uji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco