Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Ndërprerjet e gjata të energjisë e ujit shkaktojnë krizë në Sarandë, largime masive pushuesish

Ndërprerjet e gjata të energjisë e ujit shkaktojnë krizë në Sarandë, largime masive pushuesish

10:27, 18/07/2023
A+ Aa A-

Disa lagje të Sarandës kanë mbetur pa energji elektrike prej 11 orësh. Qyteti është përballur që prej pasdites së djeshme me avari të njëpasnjëshme, deri edhe zjarr në nënstacionin e qytetit, në një shtyllë në lagjen nr.3 dhe shpërthim të kabllit 20 kilovolt në Ksamil. Si pasoje, disa zona në Sarandë e Ksamil vazhdojnë që prej mbrëmjes së djeshme të jenë pa energji elektrike.

Problem është edhe furnizimi me ujë për shkak të mosfunksionimit të pompave në hotele dhe apartamente me qira. Mëngjesin e sotëm raportohet edhe largim pushuesish për shkak të situatës.

Lidhur me këtë problem në Sarandë ka reaguar dhe anëtari i Këshillit Bashkiak dhe i Këshillit të Qarkut Vlorë, Jolio Dine: “Situata e sotme energjetike në Sarandë do analizë dhe përgjegjësi!

Justifikimet për mbingarkesë rrjeti, temperatura të larta apo aksidente të rastit janë të tepërta e të pamjaftueshme për të qenë shkak i kësaj gjendjeje. Masat duhet të ishin marrë me herët e nëse nuk ka ndodhur, nga nesër duhet kthyer në emergjencë.

Saranda dhe Ksamili nuk e meritojnë në pikun e sezonit të vuajnë mungesën e energjisë por mbi të gjitha rrezikun evident nga zjarret dhe shpërthimet e rrjetit të amortizuar”, tha Dine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco