Tentoi të kalonte në Morinë me mijëra franga të padeklaruara, procedohet 38-vjeçari

15:43, 17/07/2023
A+ Aa A-

Një 38 vjeçar është proceduar penalisht nga policia Kufitare pasi tentoi që të kalonte ilegalisht në vendin një shumë të madhe parash të padeklaruara.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, janë gjetur dhe sekuestruar 22 770 franga zvicerane, 1795 euro dhe 30 dollarë.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj 38 vjeçarit, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco